Lajme

20 sekondat e fundit të çiftit Muskurti, del VIDEO: Autori shkon qetësisht dhe i vret në biznesin e tyre, largohet ngadalë në këmbë

Advertisements

Dritan dhe Nora Muskurti, prindër të tre fëmijëve të mitur, janë vrarë pasditen e kësaj të marte në biznesin e tyre në Tiranë, në rrugën “Islam Alla”. Ata u vranë nga vëllai i Dritanin, shtetasi Arsen Muskurti, me të cilin ishin në konflikt prej kohësh.

Paraprakisht, bëhet me dije se dy vëllezërit kishin hapur një agjenci udhëtimesh dhe çonin besimtarët myslimanë në vendin e shenjtë, në Mekë. Konfliktet për pronësinë kanë bërë që sot Tirana të tronditet nga ngjarja e rëndë, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën.

albsig

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, të publikuara nga Report Tv, autori i vrasjes ka shkuar qetësisht pranë agjencisë së të vëllait, ndalon një çast në derë dhe pas nxjerr armën futet brenda. Vetëm 20 sekonda ka brenda Arsen Meskurti, duke vrarë vëllanë dhe kunatën.

Bie në sy gjakftohtësia e tij. Tashmë i arrestuar nga Policia, autori del përsëri i qetë nga agjencia e të vëllait që sapo e kishte vrarë dhe ashtu me hap normal largohet në këmbë. Arsen Meskurti është prangosur në shtëpinë e tij, dy orë më vonë.

Dritan Muskurti raportohet se kohë më parë kishte kërkuar mbrojtje në Polici, pasi i frikësohej një sulmi nga i vëllai, autori i sotëm Arsen Muskurti. Kjo frikë e viktimës së sotme duket se nuk ishte pa bazë, pasi nga një vëzhgim në rrjetet sociale shihet se palët e kishin paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale.

Autori, Arsen Muskurti që njihet dhe me emrin Hamza, bënte shkrime të ndryshe kundër vëllait të kunatës. Në një prej këtyre shënimeve, ai shkruan “Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.”

Lexo edhe 1: Të shtëna me armë zjarri te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, dyshohet për dy të plagosur

Lexo edhe 2: TRONDITËSE / Vëllai vret vëllanë dhe kunatën te “Myslym Shyri”, konflikti për pronësinë e agjencisë turistike

Lexo edhe 3: Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën brenda biznesit familjar (EMRAT)

Lexo edhe 4: FOTOT: Ky është çifti që u vra në Tiranë, Arsen Muskurti qëlloi vëllanë dhe kunatën për agjencinë e udhëtimeve, çonin besimtarë në Mekë

Lexo edhe 5: Si u paralajmërua në rrjetet sociale vrasja e çiftit në Tiranë, Arsen Muskurti sulmonte vëllanë dhe kunatën (FOTO)

Lexo edhe 6: Vrau vëllanë dhe kunatën, RENEA arreston autorin në Tiranë

Lexo edhe 7: Bledi Çuçi përgëzon Policinë e Tiranës: Prangosët në kohë rekord autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë

Advertisements

Lexo edhe 8: Misteri i figurës së Arsen Muskurtit, vrasësi i çiftit në Tiranë foto me politikanë, biznesmenë dhe njerëz të fesë

Advertisements

Related Articles

Back to top button