25-vjeçarja që shpëtoi tregon tmerrin: Isha në vendin e parë, nga furgoni më nxorrën…

0
96

Greta Daberdini, 25-vjeçarja që i mbijetoi aksidentit me 5 viktima në Qafë-Muzinë, ka dhënë dëshminë e saj nga spitali i Gjirokastrës.

Korrespondentja e Panorama.al, Brikena Xhani bën me dije se 25-vjeçarja ka qenë e ulur në vendin e parë në furgon.

Pas aksidentit, ajo thotë se kanë qenë qytetarët që e kanë nxjerrë nga mjeti ku kishte pësuar dëmtime të lehta.

Më herët ka folur e motra e 25-vjeçares. Në një prononcim për mediat, ajo bëri me dije se kishte komunikuar me Greta Daberdinin dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti i rëndë u regjistrua në orën 15:30 në aksin Gjirokastër-Sarandë pranë zonës së njohur si Qafë-Muzina.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, pasagjerët Fiqiri Korçari., 77 vjeç, banues në Tiranë, Dritë Korçari 72 vjeçe, banuese në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka.(drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).