HomeRoze3 vajza dhe 11 djem Zbulohet data kur do të nisë Përputhen...

3 vajza dhe 11 djem Zbulohet data kur do të nisë Përputhen 3 dhe disa detaje të tjera

Pas super suksesit në sezonin e dytë, “Për’puthen” do nisë së shpejti sezonin e tretë. Autorja e programit Olsa Muhameti ka realizuar së fundmi një bisedë me ndjekësit në Instastory ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre. Kështu, ajo ka zbuluar se “Për’puthen” nis më 6 shtator dhe se janë në momentet e fundit të audicioneve.

Po ashtu, Olsa ka treguar se janë zgjedhur edhe konkurrentët e parë që do të futen në studio. “Tashmë 3 vajza janë vendosur dhe 11 djem. Edhe pak ditë audicione do të vendosin përfundimisht kasting-un e ri të “Për’puthen”.-ka shkruar ajo kur është pyetur nëse janë zgjedhur konkurrentët e parë.

Sakaq, një ndjekëse ka pyetur nëse programi do ketë një studio të re këtë sezon. Por, duket se do vijojë në të njëjtën studio. Olsa ka shkruar: “Jo, nuk duam të bëjmë ndryshime të paktën deri në dhjetor. Ju jeni mësuar tashmë me formatin, mjafton që gjithë personazhet janë të rinj, pjesa tjetër do qëndrojë e njëjtë“.

Must Read

spot_img