Lajme

33-vjeçari u ndoq nga autorët dhe u qëllua sapo doli nga lokali, detaje të reja nga vrasja në Elbasan (EMRI)

Advertisements

Madrit Ulqinaku, 33-vjeç është personi që ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë duke dalë nga një lokal, e më pas është qëlluar me armë zjarri nga autorët, persona ende të paidentifikuar. Mësohet se autorët e kanë monitoruar dhe kanë qëlluar teksa ndodheshin në një automjet.

Mësohet se viktima ka marrë dy plumba.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera.

Advertisements

Related Articles

Back to top button