Lajme

34 vjeçari “nuk zë mend”, i vodhi makinën një gruaje, arrestohet nga Policia

Advertisements

Një 34 vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi akuzohet për vjedhje.

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale – V. K., 34 vjeç në datën 27 gusht  vodhi një automjet në pronësi të një gruaje. I riu më herët ishte dënuar për të njëjtën veprimtari kriminale.

albsig

Njoftimi i Policisë:

Durrës / Punë intensive hetimore dhe policore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bared”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Plazh.

I vodhi automjetin një shtetaseje, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacioni e Policisë Plazh, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bared”, si rezultat i të cilit u bë zbardhja e një vjedhjeje të ndodhur më datë 27.08.2022, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

– V. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi dyshohet se me datë 27.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases V. K.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas denoncimit të shtetases V. K., kanë filluar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, kanë bërë të mundur ndalimin e 34-vjeçarit, si dhe lokalizimin e gjetjen e automjetit të vjedhur prej tij.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Related Articles

Back to top button