Lajme

34-vjetori i varjes së Havzi Nelës, Berisha: Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar

Advertisements

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me intelektualët në 34-vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela.

Berisha tha se Havzi Nela është dëshmia e gjallë se pse Enver Hoxha cilësohej Hitleri shqiptar.

Sipas tij diktatori Hoxha dhunoi vrau fjalën e lirë dhe opozitën.

“Ju falënderoj për këtë takim kushtuar një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare. I cili ra për t’u bërë i pavdekshëm për të vërtetën që ai besonte, për lirinë, fjalën e lirë dhe dinjitetin njerëzor. Havzi Nela është dëshmi e fundit pasi ai u var, si sot 34 vite më parë në sheshin qëndror të Kukësit. Dëshmi kryesore se Enver Hoxha ishte një Hitler i vërtetë. Kam qenë në hapat e mia të para në politikë kur i ftuar merrja pjesë në një kongres të partive demokratike të Europës.

Në atë kongres, disa muaj pas themelimit të opozitës, mbajta një fjalë. Por, në deklaratën e atij kongresi, ku ishte Theçeri, Zhak Shiraku, ata e cilësuan Enver Hoxhën si Hitlerin shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Europa kishte njohur diktatorë nga më të egrit, i tillë ishte Brezhjevi, kishte dhe të tjerë, por i vetmi që u krahasua me Hitlerin, ishte Enver Hoxha. Gjithmonë e kam mbajtur në mendje dhe jam përpjekur të kuptoj thellë shkaqet që i shtyn këta burra dhe gra të mëdhenj, gjykoj se dy kanë qenë shkaqet më kryesore në të cilat Enver Hoxha ngjason tmerrësisht me Adolf Hitlerin.

Advertisements

Njëra prej tyre ishte qëndrimi ndaj fjalës së lirë dhe opozitës. Një filozof i madh dhe një nga intelektualët më të shquar të Gjermanisë, u mor shumë me analizën e nazizmit. E ndihmoi kombin që të ndërgjegjësohej për përgjegjësinë që pati në një farë mënyre në tolerimin e regjimit. Karl Xhasper shkruan në librin e tij ‘Faji gjerman’ se në kohë lufte të bëje opozitë do të thotë të hapje varrin me duart e tua. Kjo për Enver Hoxhën ishte e vërtetë jo vetëm për të gjallët e tij, por mbeti e vërtetë edhe pas vdekjes së tij”, tha Berisha.

Advertisements

Related Articles

Back to top button