35-vjeçari në Elbasan bën për spital babanë e moshuar

0
21

Mandi Prifi 35-vjeç është shoqëruar nga policia e Elbasanit pasi ka dhunuar të atin 67-vjeçar.

Burime bëjnë me dije për ABC se i moshuari është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shoqërimin e 35-vjeçarit. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për dhunë në familje. /Abcnews.al