397 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë

0
38

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 397 raste të reja me COVID nga 4029 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (23 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 397
Të shëruar në 24 orë 178
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4029

Testime totale 1,000,523
Raste pozitive 139,721
Raste të shëruara 131,451
Raste Aktive 5792
Humbje jete 2,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2231
Shkodër 928
Vlorë 559
Fier 473
Durrës 362
Lezhë 275
Elbasan 266
Berat 202
Gjirokastër 180
Korçë 139
Kukës 100
Dibër 77

m.v/abcnews.al