Lajme

4 ‘skifterë’ shqiptarë në Greqi, pasi përplasin të moshuarin me makinë, sfidojnë patrullën e policisë në garë shpejtësie nëpër ara

Advertisements

4 ‘skifterë’ shqiptarë bënë të pamundurën për t’i shpëtuar policisë, por arratia zgjati vetëm disa minuta.

Ndjekja e një grupi romësh nga një patrulle policie përfundoi në një përplasje të ashpër kur efektivët e ELAS-it i bënë shenjë makinës të ndalonte. Por ata shkelën gazin dhe u larguan me shpejtësi për të shpëtuar.

Protothema shkruan se gjatë ndjekjes, makina e romëve një Fuoristradë, ka marrë shpejtësi të lartë dhe është përplasur me një mjet që drejtohej nga një i moshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Më herët, katër romët kishin tentuar të hyjnë në një shtëpi në zonën e Zofrias. Mirëpo, sapo janë vënë re nga policia, kanë tentuar të arratisen me xhipin ngjyrë argjendi. Një ndjekje pasoi në rrugët e ngushta përreth me grabitësit që iknin duke lëvizur përgjatë Avenue Megalo Alexandrou në drejtim të Aspropirgos. Mirëpo, në lartësinë e unazës së Aigaleos, ata janë përplasur rëndë me një makinë në të cilën udhëtonte një i moshuar.

Advertisements

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i makinës, ndërsa hajdutët kanë zbritur nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë drejt arave. Policët i kanë ndjekur dhe kanë arritur të arrestojnë tre nga katër personat. Një grup sigurie ndodhet në zonë dhe po kryen hetimet për identifikimin e kriminelit të katërt.

Advertisements

Related Articles

Back to top button