Lajme

400 kilometra katrorë çlirohen në Kherson

Advertisements

Ukraina po vijon fushatën e saj kundërofensive në territoret e pushtuara ruse, ku vetëm në ditët e fundit ka fituar mbi 400 kilometra katrorë në rajonin jugor të Khersonit.

Që prej fillimit të tetorit, Forcat e Armatosura ukrainase kanë çliruar më shumë se 400 kilometra katrorë në Kherson, duke ia shtuar kështu sipërfaqen mbi 6 mijë kilometra katrorëve të tjerë, të rikuperuar në Donetsk.

Në këtë të fundit, bën pjesë edhe qyteti më kyç i rajonit, Lyman, i cili u shpall zyrtarisht i çliruar disa ditë më parë.

Pavarësisht kësaj, situata vijon të jetë tejet e nxehur dhe e tensionuar, për shkak të zhvillimeve tepër dinamike, më së shumti pas referendumeve ruse në katër rajonet e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhzhias dhe Khersonit, të cilat u quajtën zona të aneksuara ruse pas shpalljes së fitores së pretenduar në referendumet fiktive ruse.

Përtej kësaj, pozita administrative e vendeve mbetet nën tutelën e Ukrainës dhe shpresa është ajo e rikthimit të plotë territorial, me gjithë rajonet e përfshira brenda kufijve të para luftës.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button