HomeRoze5 gabimet që Fifi po bën brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’

5 gabimet që Fifi po bën brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’

Pas katër ditësh që nga momenti kur shtëpia e Big Brother Albania VIP filloi të banohej prej personaliteteve të famshme nga Shqipëria dhe Kosova, publiku gjithashtu ka filluar të njohë më mirë karakteret e këtyre njerëzve të cilët jemi mësuar ti shohim me maskën e televizionit.

Jo se në Big Brother nuk ka maska por fakti që monitorimi i personazheve bëhet 24 orë në 7 ditë të javës, është e pamundur që ndonjëri prej tyre ti shpëtoi sjelljeve reale të “vetvetes”.

Një nga banorët që po kritikohet më shumë si nga pjesmarrësit e tjerë, nga opinionistët dhe audienca është këngëtarja Fifi. Dihet që debatet në këtë “reality shoë” janë elementi esencial qe të drejton drejt fitores, por në momentet që argumenti kalon në histerizëm, jo vetëm që fitore nuk merr por dhe antipatinë e të gjithëve.

Fifi deri më tani duket se është futur “me shpatë në dorë” , duke debatuar ashpër me këdo, duke ofenduar, sulmuar dhe shpesh ka shfaqur një temperament paranojak dhe “diktatorial” sa i përket imponimit të dëshirave të saj kundrejt banorëve të tjerë. Kryefjal.com rendit 5 gabimet kryesore që Fifi ka bërë deri më tani, të cilat dëmtojnë figurën e saj në këtë rrugëtim.

1.Këngëtarja kosovare ngriti tonet dhe shfaqi një natyrë aspak tolerante në menaxhimin e buxhetit të javës ku banori Ardit Cuni formuloi listën e ushqimeve. Fakti që ajo preferon shumë mishin nuk do të thotë që tonet të ngrihen në atë mënyrë duke thënë “unë ju ha juve për ushqim dhe për gjum. Kjo mënyrë e të sjellurit, imponon veprimet e të tjerve duke ditur që ky format kërkon të paktën respektin minimal të bashkëjetesës .

2.Ekzagjërimi në ditën kur Iliri gatoi ishte një tjetër moment teprimi , kur Fifi refuzoi të ulej në tavolinë me të tjerët duke mos ngrënë ushqimin e gatuar. Kjo pasi kur Fifi gatoi herën e fundit Iliri u shpreh se nuk i pëlqeu.

3.Një tjetër moment i gabuar ishte kur Fifi nuk ndihej mirë për shkak se kokoshkat që kishte konsumuar shkaktonin dhimbje në stomak. Ajo pati një mbireagim duke qarë e duke u përpëlitur në krevat. Kjo na la të kuptojmë që ndoshta e gjithë kjo ishte një kërkesë vëmendje pasi shumica e banorëve po e shmangin në atë ditë.

4.Edhe pse këngëtarja Semi Jaupaj e ndihmoi Fifin të kalonte gjëndjen e keqe që ajo pretendonte se kishte, kjo e fundit nuk u kursye të hapë një debat të ashpër për sa I përket valixheve të Semit që i kishte lënë në hyrje të tualetit dhe sipas Fifit rrezkonte njerëzit të rrëzoheshin.

5.Gjithashtu një episod tjetër ekzagjërimi, kur reagimi kaloi në ekzagjërim ishte kur futbollisti nga Kosova hyri në dush kur Fifi aktualisht po lahej. Mund të ketë një sikletosje kur një mashkull hynë në dush, por fakti që në këtë shtëpi bashkëjetojnë 14 persona dhe dushi bëhet me rroba banjë, kjo nuk i jep justifikim largimit të Fifit me urgjencë nga dushi dhe fjalëve që ajo tha./Kryefjala.com

Must Read

spot_img