5 receta smoothie për kapsllëkun që janë shumë efektive

0
39

Kapsllëku është një proces tretës. Zë vend kur zorrët përjetojnë ndryshime në funksionimin e tyre. Kapsllëku është një nga gjendjet shëndetësore më të zakonshme në ditët e sotme. Simptoma kryesore është vështirësi në nxjerrjen e mbetjeve.

Kjo gjithashtu shoqërohet me gazra, inflamacion dhe dhimbje barku. Edhe pse nuk është një problem serioz, është e nevojshme të trajtohet përpara se të përkeqësohet. Kjo ndihmon që ju të shmangni problemet kronike ose probleme të tjera të mëtejshme.

Fatmirësisht nuk keni pse mbështeteni gjithmonë te laksativët. Janë disa përbërës natyralë që ju ndihmojnë të ri-stabilizoni shëndetin e zorrëve. Smoothie me aloe vera dhe mollë jeshile.

Përbërësit: 5 lugë gjelle xhel aloe vera, 1 mollë jeshile, gjysmë kastraveci, 1 kupë ujë. Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Konsumojeni 2 herë në ditë. Ju bëftë mirë!

Smoothie me banane dhe tërshërë. Përbërësit: 2 banane të pjekura, 3 lugë gjelle tërshërë, 1 kupë ujë. Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Konsumojeni me stomak bosh, të paktën 2 herë në javë. Ju bëftë mirë!

Smoothie me papaja, mollë dhe fara liri. Përbërësit: 3 feta papaja, 1 mollë jeshile, 1 lugë gjelle fara liri, 1 kupë ujë. Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Piheni 30 minuta përpara se të hani mëngjes, për një javë. Ju bëftë mirë!

Smoothie me ananas, qumësht bajameje dhe banane

Përbërësit: 3 feta ananas, 1 banane e pjekur, 1 kupë qumësht bajameje. Përgatitja: hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Piheni me stomak bosh për të paktën 3 herë në javë. Ju bëftë mirë!

Smoothie me kivi, spinaq dhe portokall. Përbërësit: 3 kivi, 6 gjethe spinaqi, Lëngu i 5 portokajve, ½ e kupës ujë. Përgatitja: hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur, piheni me stomakun bosh për të paktën 3 herë në ditë. Ju bëftë mirë!