ADS
HomeLajme“500 lekë nafta? Rrisni çmimin e kafes e do ketë protesta!” Debati,...

“500 lekë nafta? Rrisni çmimin e kafes e do ketë protesta!” Debati, kriza tek dera!

Fëmijët e familjeve shqiptare rriten në kushte jo të mira, e akoma më shumë do të ndikojë rritja e çmimeve.

Kështu citonte raporti i fundit i Instat, ç’ka mori vëmendjen në ‘Abc e pasdites’.

Të ftuarat me moderatorin Ermal Peçi ishin Marsi Simo, Sevim Arbana dhe Xhoi Jakaj të cilat nënvizuan se shqiptarët nuk do të reagojnë pavarësisht rritjeve të çmimeve.

Të treja ishin të mendimit se tashmë nuk organizohen më protesta për shkak se shoqëria është indiferente dhe mos gjetjes së zgjidhjeve.

“Fatkeqësia më e madhe e shoqërie është një shoqëri indiferente. Që të reagosh duhet një lloj kulture demokratike dhe një kulturë e përgjithshme qytetare, ne këto na mungojnë.

Para disa vitesh bëheshin disa veta në protesta, por bëheshin ama, sot nuk ka më protesta. Ndërsa Facebook dhe rrjetet sociale gëlojnë, bëhet solidaritet i mahnitshëm dhe ti thua nesër do shpërthej, në realitet nuk ka”, pohoi Sevim Arbana.

Marsi shtoi se bashkë me Sevimin kanë qenë 20 apo 50 veta për të protestuar dhe i kanë thënë me kë parti jeni apo sa lekë keni marrë. Ermali i pyet nëse të njëjtin qëndrim do të kenë shqiptarët për naftën, gazin etj. “Unë jam e sigurt që nuk do reagojnë, edhe 500 lekë të shkojë”, tha Sevim.

“S’di kur t’i rritet kafja a do reagojnë apo jo”, tha nga ana tjetër Simo.

Në këtë moment ndërhyri Xhoi Jakaj e cila theksoi se e sheh në një tjetër këndvështrim, jo në atë të mos reagimit, por të mos gjetjes së zgjidhjes. “Unë dua të shoh në një këndvështrim tjetër… Nuk është se ne nuk reagojmë, por ka vite që nuk gjendet zgjidhje.

Ndërgjegja e drejtuesve, politikanëve, shoqatave që u ula në këtë karrige por ti marr 5 prioritet për ti bërë sepse nuk është thënë që të dalësh në shesh dhe u zgjidhën gjërat”, deklaroi Jakaj. /abcnews.al

Must Read