55 milionë euro drogë nga Shqipëria, arrestohen në Gjermani dhe Francë dy truprojat e Ministrisë së Brendshme, SPAK çon “letrat” e ekstradimit

0
149

Hekuran Marku dhe Agustin Deda, dy ish-truproja pjesë të grupit të shoqërimit në varësi të Ministrisë së Brendshme, janë arrestuar në Francë dhe Gjermani pasi autoritetet shqiptare i akuzojnë si të përfshirë në një grup që merrej me trafikun e drogës, nga Shqipëria drejt shteteve të tjera.

Janë arrestuar respektivisht: Hekuran Marku në Gjermani dhe Agustin Deda në Francë.

Dy të lartpërmendurit ishin në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “Trafikut ndërkombëtar të drogës”, ndërsa burimet bëjnë me dije se Prokuroria Speciale ka dërguar në zyrat e Interpol në dy shtetet respektive “letrat” për ekstradimin e tyre në Shqipëri.

Në lidhje me hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, u bë e mundur të mblidhen të dhëna te rendësishme ndaj 38 shtetasve shqiptar, pjestarë të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, vepruese nga viti 2014 deri ne vitin 2017, në Shqipëri, dhe në kontakt me organizatat kriminale bareze, në gjëndje të dërgonin në Evropë – duke zbarkuar në Puglia – sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Një muaj më parë, Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë të pandryshuar masat e sigurisë te dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”. Për 14 prej tyre, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Arrest në burg është dhënë për: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda, në arrati, Hekuran Marku, në arrati, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë për trafik narkotikësh.

Arrest Shtëpie është dhënë Luan Zylyftari, Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)