6 raste të infektuara me variantin “Mu” në Greqi

0
83

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi janë regjistruar 6 raste me variantin “Mu”.

Në Greqi është shfaqur varianti “Mu” i koronavirusit të ri (COVID-19) i cili është shfaqur për herë të parë në Kolumbi

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare Greke e Shëndetit Publik (EODY) në Greqi janë regjistruar 6 raste me variantin “Mu” për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka informuar se ka pësuar mutacione më rezistente ndaj vaksinave por që ka nevojë për më shumë hulumtime mbi këtë çështje.

Dy nga rastet janë konfirmuar në testet e kryera në hyrje të aeroportit “Eleftheros Venizelos” në kryeqytetin grek Athinë ndërsa 4 rastet e tjera në Argolida, Attiki dhe Ahaia.

Ndërkohë Delta vazhdon të jetë varianti dominues i COVID-19 në Greqi, raporton AA.

Mbi 90 për qind e të pacientëve të intubuar janë të pavaksinuar