Lajme

6-vjeçarja iu mbyt para syve në Greqi, flet babai shqiptar: Më pushtoi paniku, s’më la astma ta ndihmoja…(Video)

Advertisements

Babai i Ameliase cila u mbyt ditën e djeshme në plazhin e Korinthit është lënë i lirë me kushte kufizuese, pasi u arrestua nga policia greke.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ekspozim i të miturit në rrezik, ndërsa të shumta janë dyshimet për veprimtari kriminale.

Sipas Stavros Balaskas, ekspert i kriminalistikës të gjitha skenarët për mbytjen e 6-vjeçares janë të mundura, ndërsa nuk përjashton pistën që babai ta ketë mbytur qëllimisht të bijën 6-vjeçare.

Megjithatë ai thekson se të gjitha pistat mbeten në fushën e dyshimeve dhe se deri më tani nuk ka asnjë fakt apo provë konkrete.

Momenti kur babai i Amelias mbërrin në para drejtësisë greke

Por fakti se babai shqiptar futi të bijën në ujë me rroba dhe që nuk bëri asgjë për ta shpëtuar atë, teksa e shihte për 3 deri në katër minuta të luftonte me vdekjen ngre shumë pikëpyetje.

“Më pushtoi paniku kur e vogla ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias.

Kujtojmë se prindërit e Amelias ishin të divorcuar.

6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi mesditën e djeshme, kur babai shqiptar, i divorcuar nga gruaja , mori Amelian për të dalë për të ngrënë në një restorant buzë detit.

Për shkak se moti ishte i paqëndrueshëm dhe i ftohtë, ata nuk do të laheshin në det dhe për këtë arsye nuk morën rroba banje me vete. Pasi kanë ngrënë, sipas dëshmitarët okularë Amelia kërkoi nga i ati që të shkonin te varka që ishte ne det, raporton abcnews.al.

I ati i tha se nuk kishin rroba banje me vete, por Amelia këmbënguli dhe kështu ai pranoi të shkonte te varka me të bijën. Distanca e varkës nga deti ishte rreth 25-30 metra dhe thellësia e ujit 5-6 metra.

Deti ishte i trazuar për shkak të motit të keq.
Babai mori një jelek shpëtimi, ia vuri vajzës së tij dhe siç ishin të veshur me rrobat u drejtuan për te varka. Babai nuk kishte me vete telefonin apo sende të tjera. Siç u tha babai rojeve bregdetare, kur ata iu afruan varkës, ai u përpoq të ngrinte në krah Amelian për ta futur në varkë , por ajo rrëshqiti.

Sipas tij pasi rrëshqiti, të miturës i doli jeleku dhe për pasojë 6-vjeçarja përfundoi poshtë varkës.
Ajo që ngre dyshime është fakti që babai nuk bëri asgjë për të shpëtuar të bijën e tij. Ai ka thënë se nuk u zhyt për ta shpëtuar sepse kishte astmë, dhe se nuk mund ta mbante frymën në ujë, raporton abcnews.al.

Pyetja e madhe që mbetet është se pse babai i Amelias nuk bëri asgjë në 3-4 minutat që vogëlushja po luftonte me vdekjen.

Për këtë arsye kanë nisur hetimet për babanë e Amelias, pasi ai akuzohet se ka ekspozuar në rrezik të miturën. Ai u arrestua dje nga policia greke, ndërsa sot është lënë i lirë me kushte kufizuese.

Advertisements

Hetuesi dhe prokurori vendosën lirimin e tij me kufizimin e daljes jashtë vendit dhe paraqitjen e tij çdo ditë të parë të muajit në komisariat.

Advertisements

Related Articles

Back to top button