HomeRoze7 vite martesë, bashkëshortja i bën një super dedikim romantik reperit shqiptar

7 vite martesë, bashkëshortja i bën një super dedikim romantik reperit shqiptar

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, të cilët asnjëherë nuk janë rezervuar për marrëdhënien në familje. Ditën e sotme, ata festojnë plot 7 vite martesë që nga dita që i thënë “po” njëri-tjetrit. Këtë ditë speciale e kujtoi vetë Gresa përmes një postimi në Instagram, ku zgjodhi fotot dhe fjalët më të ëmbla për dashurinë e saj.

“Dashuria ime, kanë kaluar 7 vjet nga martesa jonë ëndërrimtare. Unë jam vajza më e lumtur në botë, faleminderit. Të dua”, ka shkruar ajo.

Vazhdimisht në rrjete sociale, reperi tregon se është një tip tepër familjar. Në llogarinë e tij në Instagram, shumicën e postimeve e zënë fotot me bashkëshorten dhe dy vajzat, Eva dhe Erika. Lyrical Son është tepër i dhënë pas vogëlusheve dhe jashtëzakonisht romantik me partneren e tij, Gresën. Hera-herës shohim dedikime të ëmbla e fjalë të bukura dashurie për bashkëshorten e tij.

Must Read

spot_img