HomeLajme87-vjeçari që investon për komunitetin, ka ndriçuar fshatin dhe ka ndërtuar një...

87-vjeçari që investon për komunitetin, ka ndriçuar fshatin dhe ka ndërtuar një burim

“Kroi i Hixës ka qenë dhe gjithmonë qoftë, kurrë zoti mos e shteroftë!”

Ky burim është ndërtuar dhe rindërtuar 3 herë nga Qazim Kurti, banor i Bubqit, i cili sot është 87 vjeç. Që kur ishte i ri e deri më sot ndihmon vullnetarisht komunitetin. Fqinji i tij Osman Shullzi na tregon se atë që nuk bëjnë institucionet e bën 87-vjeçari.

“Këtë krua e ka bërë Qazim Kuri me forcat e veta, është punëtor i madh, burrë i vjetër s’rri njëherë.

Edhe varrezat ai i ka rregulluar. Edhe kroin e Hixës ky e ka hap me krahë me forcat e veta e ka hapur. Ka qenë mal krejt.

Është vetëm ky burim në fshat të gjithë vijnë mbushin këtu se fshati nuk ka ujë.”

Qazimi është modest.

“I kam bërë në mënyrë humane e kam bërë për popullin.”

Se ka lënë me kaq po garanton se uji është i pijshëm.

“E kam çuar ujin për analiza në Krujë ka dalë më i mirë nga ana e higjienës, se ai që kam me pus në shtëpi.”

87-vjeçari ka menduar dhe për ndriçimin e zonës. Ka kryer investime dhe në varrezat e fshatit.

“I kam rrethuar varrezat e fshatit me ristela më pas u kalb dhe e bëra me beton dhe me hekura. Nuk hyn as zogu brenda. Kam bërë dhe ndriçimin 28 globa dhe në urën e Gjolës kam bërë 18 dita me poça. Ja kam falur shtetit tani.”

Veç dëshirës së tij, suportin financiar e ka nga fëmijët e tij. /abcnews.al/

Must Read

spot_img