A do të kandidojë për kreun e PD-së? Jozefina Topalli zbulon vendimin e saj dhe paralajmëron fundin e frikshëm për Lulzim Bashën

0
57

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ishte e ftuar në emisionin ‘Detalog’ ka komentuar zhvillimet e fundit brenda PD-së.

Topalli shprehet e bindur se Lulzim Basha, do të shkarkohet nga Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Gjithashtu, Topalli hodhi poshtë zërat se do kandidojë për kryetare e PD.

“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të je aty. Por jo kryetare”, -tha Topalli.

E pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha dhe kryesia nuk e njeh Kuvendin e PD, Topalli tha se “Ore ai nuk njeh asgjë.

De fakto ai ka ikur.

De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat.

I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.”