A jeni në vete? Mark Marku rrëfen sherrin në PD dhe hilenë që i bëri Basha me Bardhin

0
438

Mark Marku nuk pranoi që të merrte mandatin që demokratët i dhanë në qarkun e Lezhës pas divergjencave të forta me lidershipin e PD-së. Mbrëmjen e sotme ai rrëfeu në “Opinion” prapaskenat e hartimit të listave në selinë blu dhe hilenë që i bëri Lulzim Basha me Gazment Bardhin për emrin e Elda Hotit, që tani do të zërë vendin e tij në Kuvend.

“Kam bërë rezistencë të madhe për listat, sherret më të mëdha i kam bërë aty. U kam thënë nuk shkoj në krye të disa batakçinjve. Për zonjën Hoti nuk e dija sepse kisha propozuar një djalë shumë të mirë, të ri, fantastik nga Rrësheni, mësues.

E heqin dhe fusin këtë Eldën. Nuk e dija që ishte deputete. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e kanë futur këtë. Unë thash nuk e njoh. Më thanë deputete. U thash aq më keq. A jeni në vete? U thash. Më thanë deputete e LSI-së, që kishte qëndruar në parlament. U thashë, absolutisht jo.

Sikur bëhen këto perversitetet e vogla në politikë, një ditë më pas e futën, më thanë nuk kemi cfarë ti bëjmë aleatit. E futën përmes partisë së Mediut. Normalisht nuk kisha mundësi me përcaktuar listën. Në fillim tentuan ta fusin përmes PD-së, por nuk pranova unë” tha ai./ db/Abcnews.al