Lajme

A ka penguar emërimin e zv.drejtorit të SHISH kur ishte President? Meta: Bllokimi ka ardhur nga kryeministri

Advertisements

A ka penguar emërimin e zv.drejtorit të SHISH kur ishte President?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sot lajmin nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi për emerimin e nëndrejtorit të ri të SHISH. 

Meta tha se akuza se ai si President ka mbajtur peng këtë emërim, është shpifje dhe e pavërtetë.

Pyetje: Sot ministri i Brendshëm lajmëroi emërimin e nëndrejtorit të ri të SHISH, duke thënë se ky emërin ndodhi për shkak të vakancës së mbajtur peng nga konflikti me presidentin. E keni penguar një kërkesë të tillë?

Ilir Meta: Nuk ka pasur asnjë konflikt të Presidentit Meta me SHISH të paktën për këtë çështje, madje kemi pritur propozimin nga drejtori i shërbimit informativ për zëvendësin e tij që nuk ka ardhur asnjë herë për aryse të bllokimit që ka ardhur nga kryeministri.

Po kështu kemi qenë të hapur dhe bashkëpunuar me gjithë partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë komëbtare dhe ndërkombëtare, ku përfshihet SHISH për të realizuar në çdo kohë një propozim që do të vinte nga kryeministri për këtë pozicion vakant, asnjëherë nuk ka ardhur në Presidencë një propozim i tillë.

Kuptohet që Çuçi i partisë është vetëm për të gënjyer dhe shpikur konflikte të paqena e përdorur si e dinë të gjithë.

Advertisements

Asnjë propozim nuk ka ardhur, ka qenë gatishmëria e presidentit në çdo kohë për të emëruar çdo njeri të propozuar në përputhje me ligjin për SHISH. Kjo gënjeshtër në vijim të shpifjeve.

Advertisements

Related Articles

Back to top button

Adblock Detected

Please consider supporting us by disabling your ad blocker