ADS
HomeLajmeAbuzoi me tenderat dhe qau para gjykatës/ Lihet e lirë juristja e...

Abuzoi me tenderat dhe qau para gjykatës/ Lihet e lirë juristja e bashkisë Lushnje

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për juristen e bashkisë Lushnje, Blerta Turku.

Turku u arrestua pak muaj më parë bashkë me 10 zyrtarë të tjerë mes tyre edhe kryebashkiaku Fatos Tushe pasi akuzoheshin për korrupsion dhe abuzime me tenderat.

Edhe pse ishte përfshirë me vetëdije të plotë në korrupsione me tendera, Blerta Turku ndihej e trembur dhe e shqetësuar pasi kishte frikë se mos zbulohej nga SPAK.

Sipas SPAK, juristja e bashkisë Lushnje dhe personat e tjerë të përfshirë në skemën e abuzimit të detyrës kanë favorizuar një kompani për rehabilitimin e nja kanali vaditës në Lushnjë me vlerë 24 mln lekë.

Must Read