Ada dhe Arlida përloten në studio, familjarët nuk flasin sepse u futën në “Për’puthen”

0
92

Pas javës së parë të “Për’puthen” ku u bë prezantimi i konkurrentëve, java e sotme ka nisur me emocione e rrëfime. Dy prej konkurrenteve, Ada me Arlidën, e cila i thonë Tola, rrëfyen se kanë probleme me familjarët pasi ata kanë qenë kundër pjesëmarrjes së tyre në program.

Ada tregoi e para se nuk i flet asnjë anëtar i familjes së saj. “Më kanë mbështetur për çdo gjë, por këtë nuk e përtypin dot. Nuk e di, por nuk e konceptojnë dot fare.”- tha Ada.

Gjatë rrëfimit të saj, Tola u përlot duke marrë vëmendjen e konkurrentëve dhe Borës e Arjanit. Ajo tregoi se nuk flet me vëllain i cili jetonte në Berlin dhe shkak ishte bërë hyrja e saj në “Për’puthen”.

“Unë nuk flas me vëllain tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”,- thotë Tolja.

Nga ana tjetër Arjani tha se shqiptarët janë një natyrë e lidhur me familjen dhe se mendimi i tyre ndikon shumë. Ai përgëzoi vajzat për kurajon dhe i bën thirrje familjarëve të mendojnë për lumturinë e tyre. / News31