HomeLajmeAfganët në Shqipëri : Flet Fatos Klosi: Nuk ka rrezik se janë...

Afganët në Shqipëri : Flet Fatos Klosi: Nuk ka rrezik se janë bashkëpunëtorë të NATO-s, do qëndrojnë përkohësisht…

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, thotë se afganët që do të vijnë në Shqipëri nuk përbëjnë rrezik për vendin tonë. Sipas tij, ata janë bashkëpunëtorë të NATO-s dhe do të qëndrojnë përkohësisht, derisa të zhvendosen në Amerikë.

I pyetur për rreziqet, Klosi tha se ato i sajon media. “Rreziqet i sajon media. Nuk ka asnjë rrezik. Do vijnë një mijë vet, problem do jetë deri te strehimi, ata do rrinë ca kohë dhe do ikin dhe nuk besoj se do ketë ndonjë rrezik”, u shpreh ai në MCN TV.

Keni dijeni ku do jenë vendosur? Cilat sipas jush duhet të jenë elementët që duhet të ishte e kujdesshme Shqipëria në negocim me amerikanët?

Kujdes duhet treguar vetëm te numri që të jetë i përballueshëm, pjesa tjetër ata janë bashkëpunëtorë të NATO-s. Se si do organizohen është një problem i ndodhur papritur. U mendua si tre muaj por kjo ka zgjatur vetëm një javë. Të gjitha vendet e mëdha që kanë qenë në Afganistan janë të papërgatitur dhe as Shqipëria nuk përbën përjashtim. Do të gjendet një vend dhe për ta. Vendimet e qeverisë më duket sikur duan të diskutohen, por ajo që duhet të bëjmë është të lëmë qeverinë të punojë, nuk besoj se qeveria do bëj një gjë të papëlqyeshme.

A duhet të ekzistojë frika për të infiltruar?

Ardhja e tyre është e të njëjtës natyrë me ardhjen e muhaxhedinëve. Edhe ata ishin aleat të amerikanëve të vendosur në Irak. Atje situata ndryshoj dhe ata u detyruan ti largojnë dhe sot ata kanë ngritur një kamp këtu ku jetojnë. Dhe besoj se dhe për këta do jetë e njëjta situatë. Afganasit që do vinë nuk do bëjnë atë që bënë iranianët sepse nuk janë të organizuar. Ata të pëlqen si i kanë rregulluar punët. Dhe besoj se afganët nuk do kenë qejf të jetojnë në Shqipëri. Mendoj se këta do jenë përkohësisht. Por fenomeni që i ka sjell këtu janë pak a shumë të ngjashme. Shqipëria është e sigurtë.

Must Read

spot_img