HomeLajmeAfganët në Shqipëri, Rama: Nuk po i strehojmë se na e kërkoi...

Afganët në Shqipëri, Rama: Nuk po i strehojmë se na e kërkoi SHBA, i detyrohemi traditës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve për strehimin e afganëve në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se është shqetësuese të lexosh se strehimet po bëhen vetëm se i kërkoi SHBA, duke i hedhur poshtë këto pretendime.

Sipas kryeministrit këtë veprim Shqipëria po e bën jashtë përgjegjësive si vend i NATO-s, por sepse ua kemi borxh miqve afganë, siç thotë ai, ndërsa i referohet edhe të kaluarës së shqiptarëve si refugjatë.

“Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkuan SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, p.sh. besonjnë në idealet për të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE.

Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend #NATO dhe për shkak të asaj që jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë, dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë.

Largimi nga këto vlera themelore është turp nga më të mirët e vetes, të historisë sonë dhe të idealeve që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra,” shkruan kryeministri.

Kujtojmë se 300 afganët e parë pritet në vijnë në vend orët e ardhshme. Ata do të strehohen në konvikte dhe hotele, në Tiranë dhe Durrës. g.v/abcnews.al

Must Read

spot_img