ADS
HomeLajmeAgron Shehaj reagon për zjarrvënien në Sarajet e Toptanëve: Është bërë me...

Agron Shehaj reagon për zjarrvënien në Sarajet e Toptanëve: Është bërë me leje të Kryebashkiakut Erion Veliaj…

Opozita nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen që ka tronditur sot publikun, ajo e zjarrvënies së qëllimshme të ndërtesës më të vjetër në Kryeqytet, monument kulture i kadegorisë së parë.

I pari që ka reaguar nga radhët e PD-së është deputeti Agron Shehaj, i cili akuzon drejpërdrejt kryebashkiakun Erjon Veliaj, se kërkon të ndërtojë kulla në vend të “Sarajeve”.

“Djegia dhe shkatërrimi i Sarajeve të Toptanëve, e vetmja dhe më e vjetra e mbijetuar në Tiranë, është një humbje e madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, përflitej prishja e Sarajeve si pjesë e planit të ndërtimit të kullave në atë vend. Ato dyshime u bënë realitet. Zjarrvënia është bërë me leje të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka gati edhe lejen e ndërtimit. Kalojnë vitet, ndryshojnë kryebashkiakët por fatkeqësisht nuk ndryshon keqqeverisja.

Erjon Veliaj, nëpërmjet korrupsionit, ka vendosur postin e kryebashkiakut në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave”- shkruan Shehaj.

Must Read