HomeLajme‘Ai është vëllai im’, ulërimat e motrës kur merr vesh për humbjen...

‘Ai është vëllai im’, ulërimat e motrës kur merr vesh për humbjen e jetës së 29-vjeçarit në aksident në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar në Piza humbi jetën në mënyrë tragjike në aksident, teksa udhëtonte me motor.

Mediat italiane kanë përshkruar momentin, kur Besmir Shala dy ditë më parë humbi jetën në aksident.

Zona ishte e mbushur me policë, menjëherë pasi ndodhi edhe aksidenti.

I pari që ka mbërritur në vendngjarje ka qenë babai i të riut. Ai shpërtheu në ulërima, kur efektivët kanë zbuluar çarçafin, me trupin e viktimës.

Skena bëhet akoma më tragjike, kur aty erdhi motra e Besmirit. Ajo shpërtheu në ulërima, duke thënë “është vëllai im, është vëllai im”.

Must Read

spot_img