HomeLajme‘Ai idioti’, Milaim Zeka tregon ç’bëri pasi u prish fejesa 5 vjeçare...

‘Ai idioti’, Milaim Zeka tregon ç’bëri pasi u prish fejesa 5 vjeçare e vajzës së tij

Fejesa 5-vjeçare e këngëtarit Seldi Qalliu me vajzën e gazetarit Milaim Zeka, Dafinën, ka qenë ndër më të komentuarat në showbiz vite më parë.

Mendohej se historia e dashurisë mes tyre ishte mbyllur me konsensus nga të dyja palët dhe me mirëkuptim, ndërkohë që arsyet e kësaj ndarjeje nuk ishin të qarta.

I pyetur nga gazeta “Panorama” për arsyen pse mori fund kjo histori e gjatë dhe e mediatizuar, Seldi asokohe u përgjigj: “Aq shkoi, kaq ishte e shkruar”. Pyetjes nëse ishin ndarë keq, ai iu përgjigj në atë kohë: “Jo, u ndamë në mënyrë të qytetëruar”.

Por edhe pse kjo ndarje ka ndodhur në vitin 2016, Miliami nuk e ka harruar ende. I ftuar në emisionin televiziv “Bardhezi”, ai ka thënë se është baba mendjehapur dhe se me vajzat e tij ka festuar kur janë ndarë.

Ai theksoi se vetëm mund të festonte me vajzën pas ndarjes nga ish-i që ai tha se jo vetëm që s’duhej të mërzitej, por vetëm ta festonte ndarjen nga vajzës nga ish-i, që e etiketoi “ai idioti”.

Burimi: Panorama

Must Read

spot_img