“Ai më pëlqente” Elhaid Cufi i përgjigjet deklaratës së Beniadës dhe ka ca fjalë të ëmbla

0
72

Modelja bukuroshe e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, bëri një deklaratë që askush nuk e priste pasi doli nga reality show, Elhaid Cufi.

Teksa po bisedonte me Palomën, Beniada tha se as Donaldin dhe as Arditin nuk i sheh si opsione për të kaluar marrëdhënien në një fazë të re.

“Unë nuk jam sipërfaqësore, unë shoh karakterin. Për shembull dua të them që me Elhaidin kam pasur një tërheqje nga ana e temperamentit dhe tipit që ai kishte”, u shpreh Beniada.

Kjo deklaratë u komentua ditën e sotme nga vetë shkrimtari në studionin e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel.

“Na bëri ftesë për të shkuar jashtë, tani po pres që të dalë që të marrim letrat. E kam vlerësuar, jam munduar që ta respektoj.

Nuk është se kam ndjerë ndonjë kimi të madhe. Një histori dashurie nuk nis nga një shikim apo prekje. Nëse do kisha fjet duke e menduar, do isha zgjuar duke ia shprehur”, tha Elhaidi.