Aksident fatal në Berat Kamionçina del nga rruga dhe vr*t një person, plagos tre të tjerë

0
56

Një aksident fata ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Rroshnik të Beratit, ku një mjet tip kamionçinë në të cilën ishin pasagjerë katër persona ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e një 58-vjeçari të quajtur Zydo Brami.

Gjithashtu, prej aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Astrit Kanaçi i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Beratit, Daniel Brami 26 vjeç dhe R. Brami 12 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë, ndërkohë që Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të saj./Tiranapost.al