ADS
HomeLajmeAksident i rëndë në aksin Milot-Rreshën/ “Renault” përplaset fuqishëm me mjetin ”Ford”,...

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rreshën/ “Renault” përplaset fuqishëm me mjetin ”Ford”, 4 persona të plagosur nisen drejt Traumës (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rreshën.

Një mjet tip “Renault është përplasur me mjetin tip “Ford” dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës, ë Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Must Read