Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë/ Shoferi humb kontrollin dhe hyn në oborrin e një banese, përplas për vdekje 23-vjeçaren

Advertisements

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Shtetasi me iniciale D.T ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka hyrë në oborrin e një banese.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e këtij aksidenti fillimisht është plagosur një 23-vjeçare që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, vajza ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Related Articles

Back to top button