Lajme

Aksident i rëndë në vend/ Makina përplas të miturën, si paraqitet gjendja shëndetësore e 12-vjeçares

Advertisements

Një aksident ka ndodhur sot në Potam ku një 39-vjeçar ka përplasur me makinë një të mitur 12-vjeçe.

Mësohet se e mitura ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button