Lajme

Aksident i shumëfishtë paralizon autostradën Durrës-Tiranë/ Përplasen më shumë se 6 makina, forca policie dhe ambulanca në vendngjarje

Advertisements

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, me drejtim kryeqytetin.

Siç shihet nga pamjet, qarkullimi është bllokuar totalisht dhe radha e mjeteve është bërë kilometrike.

Ngjarja ka ndodhur an afërsi të Sukthit, rreth orës 13.00 të kësaj të shtune dhe janë përfshirë të paktën gjashtë mjete, kjo lehtësisht e dukshme dhe në video.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për aksidentin, ndërsa në vendngjarje është dhe ambulanca

Pak metra larg këtij aksidenti që ka paralizuar të gjithë qarkullimin në një prej akseve rrugore më të rëndësishme të vendit, në sensin tjetër me drejtim për në Durrës, është regjistruar një aksident tjetër.

Advertisements

Në të janë përfshirë tre mjete, por paraprakisht nuk flitet për persona të lënduar.

Advertisements

Related Articles

Back to top button