Lajme

Aksident në Elbasan, përplasen dy mjete, tre persona të plagosur

Advertisements

Aksident në Elbasan, përplasen dy mjete, tre persona të plagosur

Një aksident me tre persona të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Tiranë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri shofer dhe dy pasagjerë.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orë 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël, mjeti tip “Volksëagen “, me drejtues shtetasin Xh.B., 56 vjeç, banues në fshatin Mamël, Elbasan,  është përplasur me mjetin tip ” Ford”, me drejtues shtetasin A.B., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit S.B., dhe O.B., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Volkswagen ” gjithashtu është plagosur edhe drejtuesi i mjetit “Ford”, të cilët  janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Advertisements

Related Articles

Back to top button