Aksidenti fatal i mori jetën reperit grek, partnerja i jep lamtumirën e fundit (Foto)

0
250

Dy ditë më parë, u nda nga jeta reperi i njohur grek, Mad Clip pas një aksidenti fatal në Athinë.

Lajmi për vdekjen e tij i ka trishtuar të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët dhe fansat e artistit.

Ndërkohë, partnerja Anna Maria Iliadou, i tha lamtumirë Mad Clip përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Modelja, në një sfond të zi shkroi “RIP Mad” duke vënë pranë një pëllumbi të bardhë dhe një zemër të thyer.

Kujtojmë se 34-vjeçari grek po kthehej nga dasma e një shoku dhe refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë.

Ai kaloi 4 semaforë të kuq dhe në fund përfundoi duke e përplasur Porschen e tij me një shtyllë.