HomeLajmeAksidenti tragjik në Bullgari, humbin jetën 12 anëtarë të familjes Jahiu (VIDEO)

Aksidenti tragjik në Bullgari, humbin jetën 12 anëtarë të familjes Jahiu (VIDEO)

12 anëtarë të familjes Jahiu nga Shkupi e kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e hershme të së martës në Bullgari.

Një fqinj i familjes Sabahudin Nuhiu tha për Klan Kosova se në mesin e viktimave të kësaj familje ishin tetë fëmijë.

“Po, gjashtë kanë qenë të familjes, dy mbesa të kësaj familje dhe një vajzë e cila ka qenë pak më e largët”.

Ai tregoi edhe afërsinë mes vete që ata.

“Dy gra kanë qenë kunata, njëra nga gratë e ka pasur edhe një motër që jeton në fshatin Stuniçan.

Njëra nga gratë ka qenë me katër fëmijët, tjetra ka qenë me dy, i kanë pasur edhe dy mbesa me vete, faktikisht 10 anëtarë, dy gra dhe tetë fëmijë edhe motra e njërës nga gratë e cila ka qenë me vajzën e saj.

Faktikisht 12 anëtarë. Dikush pak më të afërt, dikush pak më të lartë”.

Must Read

spot_img