HomeLajmeAksidenti tragjik në Gjirokastër Motra e të mbijetuarës së vetme: Ishte shtatzënë,...

Aksidenti tragjik në Gjirokastër Motra e të mbijetuarës së vetme: Ishte shtatzënë, ka thyer krahun

Një vajzë e re shpëtoi mrekullisht ditën e sotme në aksidentin tragjik që ndodhi në Qafë Muzinë, ku humbën jetën 5 persona.

Mësohet se ajo ishte shtatzënë dhe fatmirësisht ka mundur t’i mbijetojë aksidentit të rëndë.

Motra e të mbijetuarës së vetme ka thënë për Fax News se një ditë më parë i kishte rrëfyer se kishte një parandjenjë të keqe.

“Ishte shumë e tronditur, qante. Tha që ishte mirë. Ka thyer krahun.

Nuk e di, nuk ka fat më të madh. Nuk e di çfarë të them. Po vinte te unë në Sarandë.

Dhe më tha që kam një parandjenjë të keqe që dje.

Zoti është i madh nuk e di”,-tha motra e vajzës që shpëtoi nga aksidenti tragjik, ku humbën jetën 5 persona.

Must Read

spot_img