Lajme

Aksidentoi tre kalimtarë te “Kodra e Diellit”, arrestohet shoferja në Tiranë(Emri)

Advertisements

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shoferen 29-vjeçare që përplasi tre kalimtarë pasditen e djeshme në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Sipas dëshmive nga vendgjarja, Elinta Garo ishte e shpërqëndruar në timon, për shkak të telefonit.

Ajo përplasi shtetasit Begzan Hysa 60 vjeç, Valetina Hysa 57 vjeçe dhe Alkuna Telhaj 27 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. G., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia.

Advertisements

Related Articles

Back to top button