HomeLajmeAktivisti i nxori premtimin e 2013, momenti kur Rama nxehet, futet Çani:...

Aktivisti i nxori premtimin e 2013, momenti kur Rama nxehet, futet Çani: Mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë, të ka hipur damari

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Arian Çanit për të folur për çështjet aktuale që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kryesisht rritja e çmimeve. Në panel me të ka qenë dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Teksa diskutonin, Lapaj i ka nxjerr Ramës një premtim të 8 viteve më parë, kur ai erdhi në qeveri në 2013. Kjo ka nxitur përgjigjen e kryeministrit dhe replikat mes të dyve, aq sa në një moment Edi Rama është “nxehur” dhe moderatori Arian Çani i ka kërkuar të qetësohet.

“Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë”, i tha ndër të tjera Çani kryeministrit.

Debati i plotë:

Rama: Meqë vure atë audion e para 8 viteve kur ne ishim akoma në opozitë, ndërkohë që ka eksperiencë dhe prova. Ne jemi vendi që kemi më shumë prdukte të përjashtuara nga TVSH, ka shumë përjashtime nga TVSH-ja në Shqipëri

Lapaj: Buka që është kryesorja nuk është

Rama: Një minutë mor një minutë, se ka arsye. Qëllimi ynë kryesor është që të mos mbesim në rishpërndarjen e të ardhurave që mbetet po ajo dhe nuk rritemi dot, por të rrisim produktivitetin. Po nuk e bëmë këtë ne nuk mund të ecim përpara, dhe riqarkullojmë paranë në një qarkull vicioz. Çurçili thotë që mendim nuk ndryshojnë vetëm budallenjtë

Lapaj: Çurçilli thotë dhe një gjë tjetër, që nuk kam parë asnjë politikan që të konsumojë gënjeshtra dhe të bëhet me dhimbje stomaku

Rama: Një sekondë, një sekondë, kur të dilni atje poshtë citojeni si të doni, me mua je këtu përballë

Çani: Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë

Rama: Kur të dilni atje shani si të doni, kurse këtu mua në sy gënjeshtar nuk më quan dot. Unë nuk jam politikan

Lapaj: Unë kam qenë 7 vjeç kur ke qenë ti kryeministër, ti je në moshën e babait tim, dhe ata që janë në moshën e babait tim i dua shumë

Rama: Unë kam respekt për ty, por kur hyre këtu mu kujtove që angazhohesh me çështjet e turizmit, për nxjerrjen e gomave nga deti

Çani: E sheh që nuk je më i qetë, të ka hipur pak damari

Rama: E kam problem këtë historinë, politikanët, politikanët.

Must Read

spot_img