HomeRozeAktori turk publikon video duke vallëzuar me flamurin kuq e zi

Aktori turk publikon video duke vallëzuar me flamurin kuq e zi

Aktori turk Burak Yoruk ka publikuar një video duke kërcyer në një aheng nën tingujt e këngës “Oj Kosovë, oj nëna ime”.

Në këtë video gjithashtu vërehet flamuri kuq e zi.

Aktori para pak kohësh bëri të ditur se ka origjinë shqiptare, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku në mbishkrimin e kësaj fotografie shkroi në gjuhën shqipe: “Djali i nënës”.

Kujtojmë që projekti më i fundit i tij është seriali “Ask Mantik Intikam”, që ka nisur transmetimin prej disa javësh në Turqi. Ai luan krah aktorëve të njohur turq si Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen.

Must Read

spot_img