Akuzat e Ramës, flet Albin Kurti: Është detyrë e çdo shqiptari që të kërkojë ushtrim tensioni ndaj Serbisë, jo ndaj Kosovës!

0
173

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në një konferencë për mediat pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte një koment për akuzat e Edi Ramës për refuzimin që Kosova po i bën nismës “Open Balkan”, Kurti dha këtë përgjigje.

“Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm.

Ballkani është së paku 12 shtete. Perëndimori ka Procesin e Berlinit. Inciativat e mira nuk besojmë që të jenë pa BE brenda.

Dallimi mes tyre është që tek e dyta nuk e kemi Bashkimin Europian. Kosova është shtet i pavarur dhe të pozicionohemi për njohjen e saj nga Serbia.

Dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohje. Është detyrë e çdo shqiptari se ku duhet të jetë trysnia e ndërkombëtarëve.

Mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovë“, tha Kurti.