Alban Skënderaj na zbukuroi ditën, ndan foton e veçantë të birin

0
118

Në janar të vitit të shkuar, familja Skënderaj u bekua me një djalë dhe padyshim lumturia e tyre arriti majat.

Prindërit, Miriami dhe Albani, vendosën ta pagëzonin me emrin Duam, për shkak edhe të një kënge që kishin realizuar më herët së bashku.

Ditët shkojnë dhe Duami i vogël sa vjen edhe rritet, prandaj edhe çifti shumë i dashur për publikun nuk ngurojnë të ndajnë herë pas here foto të tij.

Së fundmi, Albani ka treguar se Duami ka nisur të provojë filtrat e TikTok dhe është surprizuar pafund. Mesa duket e preferuara e tij është trasnformimi si personazhe të filmave për fëmijë.

“Duam Arushi po habitet me filtrat”, ka shkruar këngëtari krahas fotos në Instastory.

Sa i përket muzikës, projekti i fundit muzikor që Albani lancoi këtë verë është ai në bashkëpunim me Elgit Dodën “Parajsa ime”, e cila u pëlqye pafund nga publiku.