Alketa Vejsiu na tregon si rrallëherë të bijën, që qenka bërë një ‘zonjushë’ e vërtetë

0
281

Alketa Vejsiu ka udhëtuar drejt Londrës dhe surpriza e postimeve të saj të fundit ka qenë vajza. Nicole e ka shoqëruar mamin në udhëtimin e radhës dhe moderatorja pak nga internerari e ka publikuar në ‘Instagram’. Dje na tregoi se çajin aq të famshëm të Anglisë po e shijonte me të bijën, ndërsa sot e qerasi gjithë publikun me një foto të saj, të shkrepur në lëvizje, ku sërish i fshehu fytyrën, por mjaftoi për të na treguar se koha ka kaluar shpejt dhe Nicole është rritur.

E pra, Alketa thjesht shfaqet vetëm nëpër fotot e ‘Instagramit’, por shoqëruesit e saj nuk janë të padukshëm. I zbulon kur do vetë, si në këtë rast vajzën e saj, që është bërë një zonjushë e rritur dhe shoqëruesja më e mirë e mamit./reviatawho.com