Analisti kosovar kundër Kurtit: Nuk ka guxim të marrë asnjë vendim! Ofendoi kryeministrin Rama

0
260

Analisti Baton Haxhiu e cilësoi Albin Kurtin si njëri, i cili nuk mbështet asnjë projekt, përfshirë këtu edhe procesin e Berlinit.

“Albin Kurti nuk e përkrah asnjë iniciativë, as Open Balkan, as procesin e Berlinit, as dialogun, asgjë”, tha ai.

Për Haxhiun, gjuha që përdori sot kryeministri Kurti në Tiranë gjatë komunikimit me mediat ishte kundër Edi Ramës dhe Shqipërisë.

“Ai realisht edhe po e patë gjithë gjuha e trupit sot ai e kishte me Edi Ramën dhe e kishte me Shqipërinë. Ai tha nuk jam unë për ‘Open Balkan’ për arsye se është në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës dhe nuk dha asnjë arsye tjetër se pse është. Në fillim ka thënë se është projekt rus dhe kinez. E para është ofendim për kryeministrin shqiptar. Kush është ky njeri, që tregon se çfarë kriteresh duhen vendosur. Ai është konspirativ. Ai është njëri, që nuk ka guxim të marrë asnjë vendim”, tha ai.

Ai madje shkon më tej, kur tregon arsyet se pse z. Kurti është shprehur kundër iniciativës së “Open Balkan”.

“E përdor për të katapultuar veten në jetën publike dhe të jetë kundër Edi Ramës dhe kundër Shqipërisë. Kjo është ideja e “Open Balkan” e Albin Kurtit”, tha ai për Euro News Albania.