Antonela i qëndron Mevlanit afër në momente të vështira, Ledjana ka dy fjalë për te dashurinë: E vetmja gjë…

0
71

Antonela Berisha dhe Mevlan Shaba vijojnë të konfuzojnë ndjekësit përsa i përket raportit të tyre.

Shpesh dyshja janë përfolur se janë të lidhur, por në daljet e tyre publike e kanë mohuar këtë fakt.

Duket se përtej asaj që thuhet, Antonela dhe Mevlani kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, qoftë miqësor apo tjetër.

Së fundi Mevlani dhe Antonela janë shfaqur së bashku në makinë dhe ish konkurrentja nuk ka nguruar ta ndajë këtë moment në rrjetet sociale.

Ajo shprehet në videon e publikuar në rrjetet sociale se pavarësisht atyre që kanë ndodhur po i qëndron afër, duke iu referuar faktit që Mevlani ishte në spital së bashku me Atdheun.“Mevlan pavarësisht të gjithave të ndenja afër”, shprehet Antonela.

“Shumë faleminderit të them të drejtën, po ti pate ndonjë shqetësim për vete që erdhe apo….”“Jo jo erdha për ty”,thotë Antonela.

E ndërkohë që ata po kalojnë goxha kohë cilësore, Ledjana ka bërë një postim interesant për dashurinë.

“E vetmja gjë që nuk marrim shumë është dashuria dhe e vetmja gjë që nuk japim shumë është dashuria”, ka shkruar Ledjana në Instastory.

Se dimë nëse kishte të bënte me situatën në fjalë, por ndoshta lidhet me historin e saj dhe të Mevlanit, pasi jo rrallë herë kanë thumbuar njëri-tjetrin për dhënien e dashurisë.