ADS
HomeLajmeArben Malaj: Hera e parë që dëgjoj një kryeministër të përhapë panik

Arben Malaj: Hera e parë që dëgjoj një kryeministër të përhapë panik

Arben Malaj, President i Institutit për Politika Publike dhe Mirëqeverisje thotë se ka vërejtur habi në deklaratën e mbajtur nga kryeministri Edi Rama që paralajmëronte krizë në sektorin e energjisë.

“Është hera e parë që unë dëgjoj që një kryeministër të shpërndajë panik. Që luhaten çmimet kjo dihet dhe prandaj ka bursë por qeveria duhet të sqarojë nëse është afatshkurtër apo jo”, tha ish-ministri.

Për z. Malaj në rastet të luhatjeve afatshkurtër hyjnë në lojë rezervat strategjike për të parandaluar luhatjen e çmimeve.

Ai shtoi se paniku që shkaktoi me dashje apo pa dashje, kryeministri Edi Rama, ka efekt negativ pasi frenon konsumin.

Në këtë situatë tha ai duhet garantuar kolona e mbrojtjes sociale pasi “një pjesë e madhe e popullsisë rrezikon të zbresë nga nivel i varfërisë relative në varfëri absolute”.

Ai tha se rritja e çmimit të naftës është paralajmëruar prej kohësh dhe akuzoi qeverinë për paaftësi në menaxhimin e një situate të tillë.

Ish-ministri i Financave tha se çdo raport ndërkombëtar, Shqipëria konsiderohet qeveri e kapur dhe të gjitha vlerësimet janë alarmuese për rreziqet që ka ekonomia nga kapja e shtetit.

Z. Malaj tha se janë kapur të gjitha sektorët bazë dhe gjithashtu qeveria ka zgjedhur një model zhvillimi që është e bazuar në pak kompani, model oligarkik.

Must Read