Ardhja e afganëve në Shqipëri, Arben Malaj: Mund të kemi përfitime, ata janë të kualifikuar në fushën akademike

0
106

Politikani dhe profesori Arben Malaj thotë se Shqipëria mund të ketë përfitime nga ardhja e afganëve.

Sipas tij, personat që po largohen nga Afganistani janë të kualifikuar dhe mund të shërbejnë në fushën akademike.

“Ajo që bëj thirrje unë është se Shqipëria të mos humbi vlerën që i ka dhënë gjithmonë mikpritja”, shprehet ai.

“Ata kana marrë statusin e emigrantëve human dhe nuk do të bëjnë politikë. Një pjesë e tyre kanë qenë punonjës ndihmës dhe jo të lidhur me strukturat që i kanë shërbyer SHBA për spiunazh.

Këto persona u kanë shërbyer të gjithëve SHBA dhe vendeve të NATO-s dhe ne duhet të jemi mirënjohës ndaj asaj që kanë bërë për misionet tona në Afganistan.

Ata nuk janë tradhtar dhe spiunë, por janë persona që kanë punuar me ndërkombëtarët brenda parimeve të vendit të tyre.

Shqipëria është një vend i dashur dhe respekt ndaj tjetrit, nuk është raciste. Këto njerëz janë të kualifikuar dhe mund të jenë një pasuri për vendin si në fushën akademike dhe bashkëpunimit të profesorëve afganë me universitetet tona dhe fuqi punëtorë”, tha Malaj në Report Tv.