Armina Mevlani e kishte me ‘100 mendje’ këtë postim, por në fund e bëri (foto)

0
316

Rrobabanjat shumëngjyrëshe, ishin trendi i kësaj vere. E nëse flasim për modë, shembujt më të mirë, mund t’i marrim nga Armina Mevlani, një ndër fashionistet më të ndjekura në Instagram.

Nga bregdeti, ku po pushon këtë fundjavë, Armina publikoi këtë foto me bikini dyngjyrëshe. Duken kaq bukur në trupin e blogeres, duke i nxjerrë më shumë në pah format e saj.

Dikush në instagram i shkroi se duket e rrezikshme, ndaj Armina iu përgjigj se e kishte me shumë me ‘100 mendje’ këtë postim. Nuk e kemi fort të qartë përse kaq shumë mëdyshje për këto foto, por një gjë është e qartë, Armina duket një yll. /Dritare.net