Arrestimi i politikanëve të korruptuar, Kim: Ky është vetëm fillimi, institucionet të jenë të pavarura

0
70

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi. Kim tha se e vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit.

“Të gjithë kërkojnë një Shqipëri që mbron qytetarët e saj. Krimi i organizuar i shkatërrojnë këto. Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Dhe ekstremistët e dhunshëm kërkojnë të shkatërrojnë të gjithë institucionet shqiptare.

Qytetarët  duhet të garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe ekstremizmin. është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Policia, gjyqësori dhe politikanët duhet të rezistojnë dhe të luftojnë.

Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve, policëve dhe kriminelëve. Ky është vetëm fillimi. Ne po shohim një epokë të re ku sistemi mund t’u shërbejë qytetarëve të tij.

Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet dhe po merr fund. Pavarësisht sukseseve shqiptarët luajnë një rol të madh në rritjen e trafikut të drogës. 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo nuk është vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë.

Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”,tha Yuri Kim. m.v/Abcnews.al